image image
image image
image
image
image IL FILO DI ARIANNA (Filli i Arianës): SHËRBIMET E OFRUARA
image

Projekti “Il Filo di Arianna” (Filli i Arianës) lind me kërkesën e Provincës Forlì-Cesena, dhe më me saktësi nga Centri per l’Impiego di Forlì-Cesena e Savignano (Qendrat për punësim), për të dhënë shërbime gjithnjë e më shumë të specializuara dhe për një ndihmë konkrete në drejtim të pavarësisë në punë të qytetarëve të huaj që janë të pranishëm në territorin provincial.

PROJEKTI ËSHTË I FORMUAR NGA TRE VEPRIME TË NDRYSHME:
1) AKTIVIMI I NJË “CALL E CONTACT CENTER” (Qendër shërbimi telefonik dhe kontakti)
2) SHËRBIM MEDIACIONI KULTUROR PËR QENDRAT PËR PUNËSIM
3) SHËRBIMI I MEDIACIONIT PËR NDËRMARRJET DHE PËR FAMILJET NË SHËRBIMET PËR SHËNDETIN

1) AKTIVIMI I NJË “CALL E CONTACT CENTER” (Qendër shërbimi telefonik dhe kontakti)
image
Shërbimi CALL e CONTACT CENTER ka qëllim që t’i bëjë të disponueshme të gjitha informacionet në lidhje me tregun e punës dhe të formimit, normat që disiplinojnë hyrjen në këtë treg pune dhe përshkrimin e shërbimeve aktive pranë Qendrave për punësim dhe të institucioneve të tjera që kanë të bëjnë me fushën e imigrimit. Këto informacione do të jepen për të gjithë qytetarët e huaj ose vendas, për ndërmarrjet, familjet, operatorët e shërbimeve dhe institucionet e Provincës Forlì-Cesena, nëpërmjet NUMRIT UNIK KOMBËTAR përkatës (NUMERO UNICO NAZIONALE) 199.151.128 dhe nëpërmjet instrumenteve të tjerë si faks, postë elektronike dhe internet.

image
    CALL E CONTACT CENTER jep informacione dhe udhëzon:
  • personin imigrant, në drejtim të shërbimeve të politikës së punës, që jepen nga Qendrat për punësim (Centri per l’Impiego) dhe ndaj tregut të punës lokal dhe të formimit;
  • personin imigrant nëpërmjet hyrjes në faqet internet të qendrës për punësim për ofertat për punë, në gjuhë të huaja të ndryshme;
  • punëdhënësit (NDËRMARRJE/FAMILJE) gjatë marrjes së informacioneve për tregun e punës së qytetarëve të huaj, duke iu përgjigjur edhe për nevoja të veçanta në lidhje me ligjet për imigrimin;
  • operatorët e shërbimeve për punësim dhe të gjitha realitetet e tjera institucionale;
    Përveç kësaj do të aktivohet:
  • një Shërbim për ri-kontaktim për zgjidhjen e problemeve të veçanta. Ky shërbim mund të aktivohet nëpërmjet një telefonate që bëhet nga "call center" ose nëpërmjet instrumenteve të "contact center" dhe lejon operatorin që t’i përgjigjet problemeve të veçanta të personit që ka kërkuar ndihmë, me anën një studimi më të thellë të rastit për të cilin bëhet fjalë.
  • një Shërbim mediacioni linguistik brenda shërbimit të "call e contact center"; në disa orë aktivimi të "call center" do të jenë të pranishëm mediatorët kulturor dhe linguistikë me prejardhje nga Vendet që përfaqësojnë përqindjen më të madhe të qytetarëve të huaj, e cila është e pranishme në territorin provincial: mediatori i gjuhës kineze, mediatorët arabisht/frëngjisht, anglisht, rumanisht dhe serbisht/shqip.

Shërbimi parashikon praninë, në orare të caktuara, të 2 operatorëve që nëpërmjet telefonit ose faqeve në internet do të japin informacione (punë, formim) personave (qytetarë që nuk bëjnë pjesë në komunitetin evropian, ndërmarrje, familje) me të cilët do të kenë kontakt.

Call e Contact Center është në funksionim për 15 orë në javë me këto orare:
Të hënën 09.00-12.00
Të martën 09.00-10.30 (mediatore për anglisht) 10.30-11.30 (mediatore arabisht/frëngjisht) 15.00-16.00 (mediatore kinezisht)
Të mërkurën 09.00-10.30 10.30-11.30 (mediatore rumune)
Të enjten 09.00-11.30 15.00-16.00
Të premten 09.00-10.00 10.30-11.00 (mediatore shqip/serbisht) 11.00-11.30

Siç shihet nga pasqyra e orarit, nga 2 operatorët e parashikuar njëri, për 5 orë në javë, do të ketë karakteristikën e mediatorit kulturor dhe linguistik për komunitetet më të mëdha në territorin provincial (kinezisht, arabisht-frëngjisht, rumanisht, serbisht-kroatisht-shqip, anglisht).

2) SHËRBIM MEDIACIONI KULTUROR PËR QENDRAT PËR PUNËSIM
image image
Ekipet e operatorëve të Qendrave për punësim Forlì, Civitella, Cesena, Cesenatico dhe Savignano janë të integruara nga prania e një ose disa mediatorëve ndërkulturor me origjinë dhe/ose që flasin gjuhët arabisht/frëngjisht, kinezisht, rumanisht, rusisht/ukrainisht/biellorusisht, bullgarisht/serbisht/anglisht.
Roli i mediatorëve do të jetë që t'i lehtësojnë personave të huaj përdorimin e shërbimit që ofrohet nga Qendrat për punësim dhe veçanërisht:

  1. të mbështesë njohjen me efikasitet të nevojave dhe të sjelljeve të qytetarëve të huaj nga ana e ekipit;
  2. të lehtësojë heqjen e pengesave me natyrë linguistike dhe kulturore që kufizojnë realizimin e kërkimit të pavarur të punës brenda hapësirës ku qytetarëve u është dhënë mikpritja;
  3. të mbështesë mundësitë për një "vlerësim" të kompetencave profesionale të të huajve;
  4. të operojë për parandalimin e "konflikteve sociale" mbi bazën kulturore dhe të favorizojë kapërcimin e paragjykimeve dhe të stereotipeve reciproke ndërmjet komuniteteve.

Prania e mediatorëve ndërkulturor pranë Qendrave për punësim do të artikulohet si më poshtë:
Qendra për punësim Forlì
Viale Salinatore, 24 - Tel. 0543-714267
Përgjegjës i sektorit për punëtorët: Domenica Orioli
Përgjegjës për sektorin e ndërmarrjeve: Elena Zammarchi
Të hënën Të martën Të mërkurën Të enjten Të premten
09.00-12.00
arabisht-frëngjisht
Saadia Khaldoune
- 09.00-12.00
kinezisht
Federica Erchi
09.00-12.00
arabisht-frëngjisht
Saadia Khaldoune
09.00-12.00
arabisht-frëngjisht
Saadia Khaldoune
Selia jo-qëndrore Civitella
Piazza Giordano Bruno, 7 - Tel. 0543-983932
Të hënën Të martën Të mërkurën Të enjten Të premten
- 09.00-11.00
arabisht-frëngjisht
Saadia Khaldoune
- - -
Qendra për punësim Cesena
Via Fornaci, 170 - Tel. 0547-621011
Përgjegjës i sektorit për punëtorët: Paola Quercioli
Përgjegjës për sektorin e ndërmarrjeve: Claudia Benini
Të hënën Të martën Të mërkurën Të enjten Të premten
09.00-12.00
arabisht-frëngjisht
Jamila Achour
09.00-12.00
bullgarisht/serbisht/anglisht
Sashka Manoleva
09.00-12.00
arabisht-frëngjisht
Jamila Achour
09.00-12.00
rumanisht
Olimpia Leonte
-
Selia jo-qëndrore Cesenatico
Via Squero, 65 - Tel. 0547-80411
Të hënën Të martën Të mërkurën Të enjten Të premten
- 09.00-12.00
arabisht-frëngjisht
Jamila Achour
- - -
Qendra për punësim Savignano
Via Donizetti, 21 - Tel. 054-800511
Përgjegjës i sektorit për punëtorët: Fabrizia Valdinocci
Përgjegjës për sektorin e ndërmarrjeve: Adriana Monti e Fabrizia Valdinocci
Të hënën Të martën Të mërkurën Të enjten Të premten
- 09.00-12.00
kinezisht
Yuan Li
- 09.00-12.00
arabisht-frëngjisht
Jamila Achour
09.00-12.00
rusisht/ukrainisht/biellorusisht
Lyudmyla Makhotina

3) SHËRBIMI I MEDIACIONIT PËR NDËRMARRJET DHE PËR FAMILJET NË SHËRBIMET PËR SHËNDETIN
image
Shërbimi i mediacionit për ndërmarrjet dhe për familjet në shërbimet për shëndetin ofron, nëpërmjet konsulencës së një ekipi specialistësh mediatorësh kulturorë një “Know how” nga pikëpamja legjislative, socio-kulturore, formuese dhe administrative, duke integruar kompetencën organizative të ndërmarrjes dhe nevojën për të shoqëruar familjen në shërbimet e shëndetit, me personel të huaj.

Marrja në punë e personelit të huaj mund të krijojë probleme të reja për ndërmarrjet dhe familjet: image

  • probleme komunikimi (për shkak të nivelit të njohjes së italishtes nga ana e të huajit/huajës, për shkak të një disipline të ndryshme të punës dhe për arsye të një mungese të vetëdijshme të sjelljeve "të pranueshme", në përgjithësi në ambientin e punës),
  • probleme administrimi të brendshëm të personelit (për shembull, frika për të lejuar një diferencim në trajtimet që kanë të bëjnë me kërkesat e ndryshme që kanë lidhje me pushimet dhe/ose ngjarjet dhe festat e veçanta, për një disponueshmëri më të madhe ose më të vogël për të pranuar kushte të veçanta pune jo në përputhje me punëtorët italianë, vështirësi në kohezionin shoqëror ndërmjet kulturave të ndryshme të cilat bashkëjetojnë në të njëjtin ambient në ndërmarrje),
  • probleme që rrjedhin nga diferencat për plotësimet e dokumenteve në lidhje me punësimin e italianëve dhe të të huajve (për shembull, hartimi i kontratave për leje qëndrimin). Mediacioni kulturor për ndërmarrjet dhe familjet merr, në një dinamikë të tillë, një rol kryesor, duke lehtësuar kalimin nga një rol dytësor që përjashton integrimin, nga integrimi vartës e jo koherent, në integrimin e plotë dhe krijues.
Mediatori paraqitet kështu si një figurë profesionale të cilës i kërkohet një aktivitet specifik dhe i kalibruar, i përqendruar në drejtim të projektimit dhe të promovimit të aktivitetit të ndërmarrjes, ose për të ndihmuar procesin e vështirë të integrimit në shërbimet për shëndetin/kujdesin për të moshuarit brenda familjeve. Mediacioni kulturor në ndërmarrje dhe pranë familjeve paraqet pra, një moment strategjik dhe novator për punë i cili mund të favorizojë një përmirësim progresiv të komunikimeve dhe të klimës në ndërmarrje dhe/ose familjare.

Aktivitetet do të organizohen nga Ekipi shumë-disiplinor dhe ndërkulturor dhe do të realizohen duke filluar nga kërkesat e veçanta të ndërmarrjeve dhe të familjeve që i drejtohen Qendrës për punësim në Forlì, Cesena dhe Savignano dhe/ose qendrës Call Center e Contact Center. Më poshtë jepet lista e disa aktiviteteve kryesore të disponueshme:

3a) Aktivitete për ndërmarrjet:
    a. Përkthimi i:
    • Broshurave për ligjin 626;
    • Broshura dhe materiale informuese në lidhje me ndërmarrjen;
    • Sinjalizimet për sigurinë në punë, e cila është e pranishme në repartet e prodhimit.
    b. Realizimi i “Newsletters” Gazetave periodike, që do të dërgohen në një "mailing list" të ndërmarrjeve (e cila do të krijohet duke ndjekur udhëzimet e Qendrave për punësim), me qëllim që të informojë referuesit e ndërmarrjeve në lidhje me festat dhe/ose ngjarjet e veçanta në kulturën e punonjësit/punonjëses së huaj, kërkesa të veçanta (edhe pse këto nuk shprehen drejtpërdrejt nga punonjësi i huaj;

    c. Realizimi i "Newsletters" (gazetave) periodike në lidhje me legjislacionin italian, për punësimin e qytetarëve të huaj (normativa, dokumentet që kërkohen, koha për plotësim dhe skadimet e afatit...) dhe për rrjetin e burimeve vendore për integrimin social dhe kulturor të qytetarëve/qytetareve të huaj/a;

    d. Shërbimi i shoqërimit i personelit të huaj në ndërmarrje (stazh kualifikimi, punësime të reja, ...);

    e. Aktivitete këshillimi
    • Informacioni dhe orientimi për kryerjen e praktikave të rregullimit të qytetarëve të huaj, për ftesat për punë të bëra me emrin e personit që do të punësohet, për punë si vartës dhe stinore, për tipologji pune jashtë kuotave normale të hyrjes vjetore, tipologjia e leje-qëndrimeve të ndryshme, kohëzgjatja e tyre, pranimi në punë si vartës dhe mënyrat e ripërtëritjes së tyre;
    • Analiza e organizimit të ndërmarrjes në lidhje me futjen e punëtorëve/punëtoreve të huaj/a në mënyrë që të dalin në pah pikat e forta (të vlerësuara si “praktika të mira”) dhe kritikat e mundshme;
    • Mbështetja për zgjidhjen e problemeve emergjente (në lidhje me organizimin e mensës, administrimit të periudhës së Ramazanit, administrimit të lejeve ose pushimeve në lidhje me festa të veçanta dhe vizitat periodike në atdhe...) Funksioni i mediacionit kulturor do të jetë nxjerrja në pah e mundësive për zgjidhje alternative, duke u bazuar edhe në "rastet" e marra si shembull në ndërmarrjet e tjera;
    • Realizimi i takimeve të formimit për përgjegjësit e seksionit të personelit në lidhje me “cross cultural management” (administrimin ndërkulturor): qëllimi specifik është ai që të japë udhëzime dhe stimuj për një vizion tjetër të "management" (administrimit), në një fushë që është në evoluim konstant, si ajo e programimit dhe e administrimit të burimeve njerëzore në një kontekst shumetnik dhe shumë-kulturor;
    • Projektimi i planeve informues-formues për kuadrot e ndërmarrjeve në lidhje me administrimin e pranisë së personelit të huaj (Formularët e paraqitjes së karakteristikave për “kulturat e tjera”;
3b) për familjet
    a. Shërbimi për ndihmën ndaj personelit të huaj në familje për të përcaktuar aspektet në relacione dhe në punë;

    b. Aktivitete këshillimi:
    • Informacion dhe orientim për kryerjen e praktikave të rregullimit të qytetarëve të huaj, sipas thirrjeve me emër për punë si vartës dhe mënyrat për ripërtëritjen e tyre;
    • Informacion dhe orientim në procedurat për hartimin e kontratave dhe të drejtave e detyrave të qytetarëve të huaj;
    • Informacion dhe orientim në fushën e formimit në sektorin e punëve në lidhje me shëndetin.
image